Kryetari i LDK’së Isa Mustafa ka thënë se po presin certifikimin e rezultateve për të shqyrtuar mundësinë e koalicioneve.
“Kemi 29 deputetë prej të cilëve 23 janë të LDK’së, 4 janë të AKR’së dhe 2 të Alternativës. Certifikimi final do të ndodh shumë shpejt. Kemi lënë mundësinë e hapur që të bisedojmë me VV’në dhe të shohim se a mund të krijojmë afërsi programore që na siguron që ne do të qeverisim dhe do të realizojmë synimet tona që kemi, edhe në fushën e zhvillimit ekonomik edhe në fushën e sundimit të ligjit dhe integrimeve evropiane dhe euroatlantike”, ka thënë Mustafa për RTK’në, kryeministër në detyrë.
Ai ka thënë se nëse mund të gjejnë një afrim programor me VV’në, mund të vazhdojnë më tutje.
“Nëse jo, mund të vazhdojmë secili në rrugën e vet”, ka thënë Mustafa.
Kryeministri Isa Mustafa, prej se ka marrë këtë post nuk u takua asnjëherë në një tavolinë me Albin Kurtin e Visar Ymerin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Por, ai thotë për RTK se pas zgjedhjeve është takuar në një tavolinë me Kurtin dhe Ymerin.
Filmi “Dua” fiton “SACD Award” në Cannes Film Fe...
Haxhiu uron KB Trepçën për titullin kampion: Mitrovica festo...
Konjufca: Shqiptarët e Malit të Zi pjesë e pandashme e kombi...
Trepça feston titullin e shtatë kampion në Prizren
Maqedonci: Situata e sigurisë në Kosovë më e qetë, FSK-ja dh...
Ishte duke kaluar rrugën, vdes 65-vjeçarja në Librazhd pasi ...