Pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së ka folur Isa Mustafa, raporton arbresh.info.
Kryetari i kësaj partie i pyetur nga gazetarët për koalicionin me Vetëvendosje, ka thënë njëherë do të presin që PDK t’i konsumoj procedurat për të prezantuar kandidatin.
Ndërsa për Vetëvendosjen ka thënë se kanë disa çështje që duhet t’i sqarojnë para se të krijojnë partneritet.
“Sa i përket Vetëvendosjes kemi disa çështje që duhet t’i sqarojmë dhe pastaj të bëjmë partneritet. Ata duhet t’i sqarojnë pozicionet e tyre si parti. Në qoftë se dikush ka dërguar 72 lëndë në prokurori për mua atëherë ata duhet të deklarohen a janë të vërteta apo vetëm kanë bërë propagandë. Mua asnjëherë s’më ka thirrë prokuroria. Atëherë si të bëjmë koalicion me një parti kur nuk e dimë se çfarë do të ndodhë me Demarkacionin, shndërrimin e FSK-së në ushtri, ekonominë”, është shprehur Mustafa./Arbresh.info
Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të la...
Abdixhiku: Pranvera e gjen LDK-në të bashkuar dhe të fortë
Këto janë çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve
Ndodh edhe kjo në futbollin kosovar/ Batatina i shkruan mesa...
Çfarë tregon shifra e fundit e vitit tuaj të lindjes? Numero...
Makinat elektrike shkaktojnë të përziera te pasagjerët – stu...