Mustafa ka thënë se rruga evropiane e Kosovës është rrugë e vlerave tona të përbashkëta.
“Sapo përfundova takimin sot në Bruksel me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker. Rruga evropiane e Kosovës është rrugë e vlerave tona të përbashkëta. Këto vlera respektohen nga institucionet më të larta të BE-së”, transmeton Koha.net, pasi ai ka shtuar se “Evropa është shtëpia e qytetarëve tanë”.
Presidenti i KE-së, Juncker, ka përgëzuar për progresin e arritur në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave, po ashtu, ai theksoi përkrahjen e KE-së për Kosovën në proceset e tjera eurointegruese
Ndërsa, sipas komunikatës nga Kryeministria, Mustafa e njoftoi për progresin në Kosovë, për hapat që po ndërmerren në zhvillimin ekonomik dhe reformat tjera për fuqizimin e gjithanshëm të shtetit, teksa veçoi rëndësinë që ka për Kosovën hyrja tashmë në fuqi e MSA-së, duke theksuar pritjet legjitime të qytetarëve të Kosovës për liberalizimin e vizave.
“Qeveria e Kosovës ka punuar me përkushtim maksimal në përmbushjen e të gjitha kritereve dhe rekomandimeve për këtë proces. Qytetarët e Kosovës e meritojnë që sa më parë t’iu mundësohet lëvizja e lirë në vendet e Bashkimit Evropian, të drejtë që e gëzojnë të gjithë qytetarët e vendeve të tjera të rajonit. Sa i përket liberalizmit të vizave tashmë presim vetëm vendimin e BE-së”, tha kryeministri Mustafa.
Gjatë takimit, është biseduar edhe për vazhdimin e procesit së dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo n...
E dhimbshme: Ky është 44-vjeçari që vdiq pasi ra nga objekti...
Afganistani goditet nga tërmeti, tetë të vdekur
Osmani sot ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
Parashikimi i motit për të shtunën
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...