Ish-deputeti i LDK-së, Muhamet Mustafa, Serbia në sistemin legal të ish-Federates Jugosllave nuk ka pasë asnjë ingerencë lidhur me pronën shoqërore në Kosovë.
Mustafa ka thënë, Daçiqit shpesh i ndalet ora në kohën e Millosheviqit, transmeton lajmi.net.
Ja shkrimi i plotë:
DACICI NJE POLTIKAN QE SHPESH I NDODHE TI NDALET ORA NE KOHEN E MILLOSHEVIQIT
Politkane serb, sidomos ata me nje trashigimi e provinience millosheviqiane vajtojne gjoja per pronat e Serbise ne Kosove. Ata kete e perdorin shpesh si blof por nganjhere edhe per konsum te brendshem. Serbia ne sistemin legal te ish Federates Jugosllave nuk ka pase asnje ingerence lidhur me pronene shoqerore ne Kosove. Dacic thirret ne ligjet e kohes se Millosheviq, kur Kosova u okupua , ndermarrjet u vune ne administrim te dhumshem dhe per te krijuar nje pretekst pronesie u krijua nje Fond fantom zhvillimor i cili mori falas ( sic) aksionet e kompanive kosovare. Por e gjithe kjo eshte shpallur jolegale me vendim te admnistrates se Kombeve te Bashkuara dhe eshte anuluar. Ngjarjet ne ate kohe jane te njohura,jane te njohura edhe pasojat e tyre dhe gjithcka eshte e qarte lidhur me ate kohe aparthejdi me elemnte gjenocidi e etnocidi, por nuk eshte e qarte se si nje politikan qe gjoja meton te ndertoje nje mirekuptim me te madh midis serbve dhe shqiptareve te thirret ne ligje qe shenuan epoken e turpshme millosheviqiane.
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...