Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, ka thënë në emisionin Frontal të Televizionit 7 se ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të jepte dorëheqje, por, sipas saj, nuk e ka lejuar kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Musliu thotë se pas vdekjes së Agon Musliut në Qendrën e Studentëve, ku ishte vendosur në karantinë, ministri Vitia do të jepte dorëheqje.
Sipas deputetes së PDK’së, Kurtit i pengonte popullariteti që Vitia e ka arritur dhe do ta arrinte edhe më shumë, nëse do të jepte dorëheqje morale.
“Ministria Vitia do të ofronte dorëheqjen pas vetëvrasjes së Agonit në Qendrën e Studentëve, por këtë gjë nuk e ka lënë ta bëjë Albin Kurti. Duhet ta pranojmë që Vitisë iu ngrit njëfarë popullariteti gjatë kësaj periudhe, prandaj, dorëheqja e tij morale do ta ngriste edhe më shumë autoritetin e tij dhe popullariteti i tij paraqet problem për Albin Kurtin”, ka thënë Musliu, transmeton Gazetan Express.
Ndryshe, ajo ka kritikuar sërish pranimin e testeve për Covid 19, që i ka dhuruar Serbia.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron