Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se kandidatura e Albulenës për Kryetare të Kuvendit nuk është thjesht një bllokim i procesit të konstituimit të institucioneve, por kërcënim për besimin e qytetarëve në shtet.
Sipas Musliut, kjo situatë reflekton një krizë të thellë politike.
“Kjo situatë, e cila reflekton një krizë të thellë politike, ka pasoja të gjata për stabilitetin institucional dhe për zhvillimin e Kosovës, duke krijuar një hendek mes institucioneve dhe nevojave të popullit. Me një veprim të tillë, po ndihmohet që stagnimi të bëhet normë, duke e vendosur vendin në një rreth vicioz të dështimeve”, shkruan Musliu në Facebook./Arbresh.info/
Ndryshe, sot nga ora 10:00 pritet të zhvillohet seanca e radhës konstituive të nisur javë më parë.
Për herë të tetë radhazi deputetët e zgjedhur nga 9 shkurti do të mblidhen nesër sërish, në përpjekje për të arritur konstituimin e kuvendit.
Për 5 herë radhazi, Lëvizja Vetëvendosje propozoi emrin e njëjtë për kryvekuvendare e që është Albulena Haxhiu./Arbresh.info
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...