Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, i ka shprehur ngushëllime familjarëve të dy personave që humbën jetën në aksidentin tragjik në Sibovc, derisa po vinin nga diaspora.
Musliu i bëri thirrje institucioneve që të marrin masa, pasi sipas saj, deri tek ky aksident ka mundur të vij në mungesë të sinjalistikës.
“Është ba rrugë e vdekjes. Në mungesë të sinjalistikës i kemi humbur mërgimtarët tanë. Është tragjike që qytetarët tanë të bëjnë mijëra kilomentra për të ardhur në familjet e tyre për pushime dhe ta humbin jetën, pak kilometra pa mbërri në familjet e tyre. I shprehi ngushëllime familjes dhe qoftë ky rasti i fundit që për shkak të papërgjegjësisë sonë institucionale humbim qytetarët”, deklaroi Musliu në seancë plenare./arbresh.info/
Aksident i rëndë në Sibovc, vdesin të dy prindërit, shpëtojnë fëmijët
Aksident i rëndë në Sibovc, vdesin të dy prindërit, shpëtojnë fëmijët
Gjyqtarët anglezë referojnë ndeshjen Drita – Celje
Fillojnë bisedimet e paqes në Gjenevë
Sherr mes pesë të miturve në Kukës, lëndohet një 15-vjeçar
Kurti mirëpret në takim Begajn në 18-vjetorin e Pavarësisë s...
Në 18-vjetorin e Pavarësisë, Haxhiu pret në takim nënkryetar...
Refuzohet ankesa e KB Prishtinës, mbetet në fuqi rezultati i...