Dy persona kanë vdekur në magjistralen Podujevë – Prishtinë, në një aksident që ka ndodhur rreth orës 05:00, në mëngjesin e sotëm, saktësisht në fshatin Sibovc.
Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur, rreth orës 04:40.
“Kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë (me targa të huaja) e cila ka qenë në lëvizje dhe një autobus. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar katër persona, dy prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë”, ka thënë Flora Ahmeti për arbresh.info.
Sipas zëdhënëses, vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
“Trupat e viktimave janë Sh.S, mashkull, 36 vjeç dhe M.S, femër, 35 vjeç, të cilët janë dërguar për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore,
ndërsa dy personat tjerë të lënduar (fëmijë) janë dërguar për tretman mjekësor”, ka shtuar Ahmeti./arbresh.info/
Vërshimet, dhurohen 500 mijë euro për vetëm tri orë
Komuna e Mitrovicës ndan 500 mijë euro për vërshimet
Peci tregon pse s’e ka shkarkuar këshilltarin e dënuar për v...
Mozzik ofron 20 mijë euro për të prekurit nga vërshimet
“Bashkë ia dalim” – Mbrëmje humanitare për familjet që pësua...
OKB paralajmëron për rritje të numrit të refugjatëve ukraina...