Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka folur rreth zgjedhjeve lokale në Skenderaj, ku tha se Vetëvendosja do t’i bënte nderë vetës dhe këtij qyteti që t’i tërhiqte të gjitha paditë që i ka bërë për qeverisjen katër vjeçare përmes asamblistit të tyre.
Musliu tha se qytetarët e Skenderajt dhe drenicasit e kanë një adresë politike, e ajo është Partia Demokratike e Kosovës.
“PDK-ja në këto zgjedhje garon me ofertën më të mirë, brenda listës kemi pesë doktorë, kemi jurisitë e ekonomistë, pra e thashë edhe një herë se lojërat e Albin Kurtit janë të njohura në Skenderaj por deri më tani nuk ia kanë dalë por edhe nuk do t’ia dalin”, është shprehur Musliu në “Edicioni Special” në Klan Kosova.
Më tej, ajo thotë se në Skenderaj nuk ka rivalitet, por do të ketë demokraci ku sipas saj deri më tani kanë qenë shembull qoftë në zgjedhjet lokale apo në ato qendrore.
Brenda një javë katër vrasje në Kosovë
Vrasja e rëndë e dy personave në Majac, policia jep detaje
ShSKUK jep detaje për vdekjen e 73-vjeçares – gjendja e të d...
E rëndë/ Raportohet se ka ndërruar jetë në QKUK 73-vjeçarja...
“Kosova është shumë e motivuar, por ne jemi në fushën ...
Papa: Lufta në Lindjen e Mesme është skandal për njerëzimin