Në vitet e fundit ka një dinamikë më të ngadalshme sa i përket njohjes së shtetësisë së Kosovës nga vendet tjera.
Situata është shumë komplekse, në këtë aspekt sipas zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, Valon Murtezaj.
“E para një numër i madh i njohjeve veç kanë ardhur,114 njohje”, ka thënë Murtzaj, njofton Klan Kosova.
“Për fat të keq nuk kemi njohje nga pesë vendet e BE-së dhe këtë nuk e ka pritur askush”, ka shtuar ai në “Ora e Fundit”.
“Përpjekjet tona janë në dy drejtime, njohja nga vendet e BE-së, më pas përtej. Dhe më pas organizmi nëpër organizata rajonale dhe ndërkombëtare”.
“Nuk është e lehtë kemi edhe vet mangësi, mungesa ndërinstitucionale”.
“Mungesa e njohurive tona për anëtarësime. Nuk ka bashkëpunim institucional deri në masën e nevojshme. Ne duhet të jemi perfekt, përndryshe gjasat tona zvogëlohen”, ka theksuar Murtezaj.
“Nuk është çështja vetëm te partnerët e koalicionit, por edhe mentaliteti i përgjithshëm – kemi dëshirë të funksionojmë si të pavarur dhe kjo na ngadalëson. Kemi nevojë për sinergji pozitive që t’i rrisim njohjet dhe anëtarësimin nëpër organizata. E kemi edhe ndikimin Rusisë në rajon dhe kjo nuk është sekrete”, ka përfunduar ai.
KFOR-i kryen stërvitje me helikopterë në Pejë
Haradinaj ngushëllon për vdekjen e Don Kelmendit: Shembull i...
Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren, ndë...
Miratohen shtatë marrëveshjet ndërkombëtare
Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...