PDK-ja dhe AAK-ja janë pajtuar që muri në Mitrovicë të rrënohet gjatë janarit 2017. Për ta arritur këtë kompromis, subjekti opozitar ka hequr dorë nga kërkesa për shkarkimin e ministres Tahiri, si dhe nga ndërprerja e dialogut në Bruksel, bëjnë të ditur burimet e gazetës “Zëri”
Sipas të cilave, partia më e madhe në pushtet (PDK) dhe partia opozitare AAK janë pajtuar që të kalojë në Kuvend rezoluta e kësaj të fundit për rrënimin e murit, me kusht që të hiqet kërkesa për shkarkimin e ministres Edita Tahiri dhe të ndërpritet dialogu me Serbinë.
Edhe ministrja për Dialog, Edita Tahiri, është shprehur e bindur se muri në Mitrovicë do të largohet.
“Draftrezoluta është përgatitur dhe pritet të miratohet. Ky mur është në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit, dhe në kundërshtim me ligjet e Kosovës”, ka deklaruar Tahiri.
Ajo megjithatë nuk ka treguar se kur do të largohet muri, por ka thënë se largimi i këtij të fundit do të bëhet në momentin kur Qeveria të marrë një vendim të prerë.
“Këndoni për 250 vjetorin e SHBA-së”, Ambasada amerikane në ...
Distria Krasniqi synon medaljen e artë në Tbilisi
Zjarri në pallatin pranë QSUT, Rama: Do rindërtohet 100% nga...
Sërish të shtëna me armë në një shkollë në Turqi, raportohet...
Sorensen sot në Kosovë për takim me Kurtin
Anijet amerikane ndalojnë dy cisterna nafte që tentuan të la...