Ministri i Financave, Hekuran Murati, në një konferencë për media ka diskutar edhe për grevën e minatorëve të Trepçës.
Ai tha se stafi dhe minatorët e Trepçës duhet të tregojnë se janë të gatshëm të bëjnë më të mirën e mundshme për ndërmarrjen.
Murati tha se ka pasur mbështetje nga Qeveria për Trepçën, derisa shtoi se zhvillimi i qëndrueshëm i ndërmarrjes arrihet kur të gjithë punojnë së bashku.
“Sa i përket mbështetjes financimit për Trepçën, kredinë së miratuar, ekipet teknike kan qenë në qenë në negocim me menaxhmentin e Trepçës çështja duhet të sigurohet, bëhet fjalë për kredi, duhet të sigurohet kapacitetit pagues i ndërmarrjes njësoj siç ka qenë edhe me Telekomin e Kosovës. Trepça duhet të tregoj edhe stafi edhe minatorët duhet të tregojnë se janë të gatshëm më të mirën e mundshme për ndërmarrjen të gjithë bashkë, në mënyrë që bashkërisht ta çojmë ndërmarrjen përpara”, ka thënë Murati./Arbresh.info
Mbeturinat rikthehen në rrugën “Goleška” në Graç...
Paga e 13-të, Tahiri – Qeverisë: Çka është bërë për sektorin...
Konjufca jep shpresë për çështjen e presidentit: Vullneti i ...
Liverpooli pritet të vazhdojë me Arne Slot edhe në sezonin e...
Deputeti i VV-së shkakton të qeshura në Kuvend, e ngatërron ...
Haxhiu ‘ironizon’: Veç edhe presidenti na ka mbetë, edhe kre...