Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se qeveria do të vazhdojë të rrisë shtesat për fëmijët, duke e cilësuar këtë masë si një prioritet të rëndësishëm.
Murati kritikoi qeveritë e mëparshme, duke thënë se për 20 vite nuk kanë marrë asnjë masë për të mbështetur gratë, të rinjtë apo fëmijët, ndërsa shtoi se qeveria aktuale ka dëshmuar se këto politika janë të realizueshme.
“Për 20 vite, asnjë qeveri tjetër nuk ka ndërmarrë asnjë masë për të mbështetur gratë apo fëmijët. Kur kemi propozuar shtesat për fëmijë, kanë thënë se kjo do ta kollapsonte buxhetin. Tash, shtesat janë 150 milionë euro dhe do të vazhdojnë të rriten”, tha Murati.
Sipas tij, këto shtesa janë dëshmi e përkushtimit të qeverisë për të mbështetur kategoritë shoqërore dhe për të realizuar premtimet e bëra.
“Edhe kur kemi negociuar me LDK-në në vitin 2019, kundërshtimi i tyre për shtesat e fëmijëve ka qenë i madh, duke kërkuar që ato të jenë vetëm për rastet sociale. Por, ne kemi insistuar që kjo të bëhet për të gjithë fëmijët, dhe ja ku jemi sot”, theksoi Murati në ATV.
Detaje nga aksidenti ku humbi jetën 7-vjeçari, arrestohen dy...
Afati për president po afrohet: Haziri thotë se Kurti, Hamza...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Mbi 300 ndërhyrje kirurgjikale në fillim të 2026-s, Rama vle...
Turqia merr masat e para për luftën e mundshme mes SHBA-së d...
OVL-UÇK sot mban konferencë për media