Ministri i Financave, Hekuran Murati ka pritur sot në takim drejtorin ekzekutiv të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Daniel Palotai.
“Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve z. Hekuran Murati ka pritur sot në takim Drejtorin Ekzekutiv të Fondit Monetar Ndërkombëtar, z. Daniel Palotai dhe Shefin e Misionit të FMN-së për Kosovë, z. Gabriel Di Bella. Me këtë takim u shënua përmbyllja e misionit të ekipit të FMN-së, të cilët qëndruar në Kosovë përgjatë muajit mars”, njofton Ministria e Financave.
Në këtë takim është diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit sa i përket fushëveprimtarisë së Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, si dhe për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit.
Ministri Murati ka falënderuar drejtorin ekzekutiv të FMN-së dhe ekipin për mbështetjen e ofruar deri më tani, ndërsa të dy palët u shprehën të gatshme për të thelluar bashkëpunimin edhe në të ardhmen në fusha me interes të veçantë për Kosovën./arbresh.info/
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...