Ministri i Financave, Hekuran Murati ka komentuar rreth asaj që komunat e Kosovës pak orë më parë dërguan në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Tatimin në Pronë.
Përmes një postimi në Faceboo, ai ka shkruar se ky veprim i komunave është i kotë.
“Krejt çka po duan të bëjnë me këtë potez kasta e vjetër politike, është që të fshihen prapa Gjykatës Kushtetuese, se gjoja ata “do ta kishin miratuar zbritjen e tatimit, por ja që ligji është bllokuar në Gjykatë Kushtetuese””, ka shkruar ai.
Reagimi i plotë:
Për ligjin që e kishin miratuar vetë më 2018, ligj i cili parashihte vlerësimin e pronave sipas tregut, dhe që parashihte që përveç tatimit në objekte, të fillonte edhe të llogaritej tatimi në tokë me 100% të vlerës në vitin 2023, tentuan t’ia hedhin fajin qeverisë sonë.
Thanë se qytetarit po i vihej barrë e papërballueshme, dhe se po të ishte në dorën e tyre, do ta letësonin këtë barrë.
Qeveria Kurti e bëri këtë të mundur duke miratuar ndryshimin e Ligjit për Tatim në Pronë, ashtu që secila komunë të kishte mundësinë të falte faturat deri në 100 euro për vitin 2023, për të gjithë tatimpaguesit.
Dhe, çfarë bëjnë tash ata që para 6 muajsh “qanin hallin e qytetarëve”?
lexo edhe:
Komunat e dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Tatimin në Pronë
Drita mezi mund Drenicën, vendos Besnik Krasniqi
Kurti u takua me deputetë të Bundestagut gjerman
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...
Trump: Ndryshimi i regjimit, gjëja më e mirë që mund të ndod...
Kurti në Mynih takon Administratorin e UNDP-së, flasin për p...
Kapen mbi 15 mijë euro të padeklaruara në Merdare