Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se numri i bashkatdhetarëve që po kthehen të investojnë e punojnë në Kosovë, është në rritje dita ditës.
Me anë të një postimi në Facebook, Murati tha se së shpejti do të lansohet një instrument i ri që do të mundësojë katalizimin dhe rritjen e mëtutjeshme të investimeve të mërgatës në atdhe, përcjell Arbresh.info.
“Këtë e shohim pothuajse në të gjithë sektorët – duke filluar nga shërbimet digjitale, energjia e ripërtërishme, e deri te bujqësia. Së shpejti do të lansojmë një instrument të ri që do të mundësojë katalizimin dhe rritjen e mëtutjeshme të investimeve të mërgatës sonë në atdhe”, shkroi Murati.
“Sepse bashkatdhetarët tanë e njohin potencialin zhvillimor të vendit më mirë se cilido investitor tjetër i huaj. Qeveria për zhvillim”, tha ministri Murati./Arbresh.info
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar
Daut Haradinaj dorëzon mandatin e deputetit: Urime Ardian Gj...
Raportohet se një person është vrarë në Gjakovë