Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka thënë se krejt çfarë duhet për t’u bërë ekzekutimi i buxhetit për RTK-në është vendimi i Komisionit Parlamentar për Buxhet. Sipas tij, me atë vendim, Thesari i Shtetit brenda ditës e ekzekuton transferin e mjeteve.
“Mirëpo PDK dhe LDK po refuzojnë të krijojnë Komisionet Parlamentare, e rrjedhimisht po i lënë pa buxhet RTK-në, komunat e Prishtinës, Gjilanit, dhe Zubin Potokut, siç dhe po rrezikojnë miratimin e buxhetit për vitin 2026. Argumenti se komisionet parlamentare nuk mund të formohen sepse ende nuk dihet kush është pozitë dhe kush opozitë, nuk qëndron”, ka shkruar Murati në Facebook.
Ai ka thënë se Kuvendi mund të formojë fillimisht vetëm komisionet e përhershme: për buxhet, për legjislacion, për integrim evropian, dhe për të drejtat e komuniteteve.
“Këto komisione do të mjaftonin që të shqyrtoheshin të gjitha çështjet emergjente si buxheti dhe Plani i Rritjes i BE-së. Kurse komisionet tjera, të cilat me formulë i takojnë opozitës, por edhe ato që mbikqyrin dikastere përkatëse të ekzekutivit, mund të formohen tek kur të ketë qeveri fuqiplotë dhe të dihet kush është pozita e kush opozita”, ka thënë ai.
Sipas Muratit, deri atëherë, mund të ketë zgjidhje të përkohshme që mundëson tejkalimin e ngërçit.
“Vetëm duhet vullnet politik nga ana e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së”, ka shtuar tutje Murati.
Blerim Sallahu takohet me Etem Zejnelin: Shembull i përkusht...
Ukrainë: Një fëmijë në mesin e tre të vrarëve si pasojë e su...
Milani në kërkim të përforcimeve në mbrojtje, tre emra në li...
KQZ mban sot mbledhjen e radhës
Komandanti i KFOR-it: Situata në Kosovë është e qetë, por en...
Maduro: Burimet energjetike nuk duhet të përdoren si instrum...