Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë së për 8 muaj janë punësuar 7 mijë e 786 të rijnë përmes platformës ‘Superpuna’.
Në statistikat e publikuara në rrjetin social Facebook, Murati tha se mbi 3,900 prej të punësuarve janë vajza kurse mbi 3,800 janë djem, shkruan Arbresh.info.
“Superpuna në shifra, për 8 muaj operim: 7,786 të rinj përfitues të punësuar. Prej tyre: 3,914 vajza, 3,872 djem”, ka shkruar Murati.
“Në total janë 5,832 biznese që deri më tani kanë përfituar nga skema e mbështetjes për punësimin e të rinjve. Qeveria për Rininë!Qeveria për Ekonominë!”, përfundoi shkrimin ministri Murati./Arbresh.info
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...