Për rreth 30 centë, çmimi i derivateve është ngritur brenda 10 ditëve në Kosovë. Naftëtarët arsyetohen me luftën në Iran, teksa paralajmërojnë ngritje të mëtejme të çmimeve. Mirëpo, për dallim nga Kosova, Maqedonia e Veriut vazhdon t?i mbajë çmimet më të ulëta, rreth 1 euro e 20 centë për një litër naftë. Inspektorati i Tregut po vazhdon mbikëqyrjen, teksa ekonomistët s’përjashtojnë mundësinë që situata po keqpërdoret.
Çmimet e derivateve në Kosovë po vazhdojnë të ngrihen edhe më tej. Për 10 ditë, çmimet e derivateve në Kosovë janë ngritur për rreth 30 cent. Nga 1,18 sa ishte një litër naftë para se të niste lufta në Iran, e njëjta të dielën e 8 marsit ka shkuar në 1 euro e 55 cent.
Naftëtarët kanë paralajmëruar se çmimet mund të ngrihen edhe më shumë për shkak që sipas tyre janë ngritur edhe në bursën ndërkombëtare.
Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve thotë se Kosova varet nga importuesit e naftës së Shqipërisë të cilët çmimin e përcaktojnë brenda ditës sipas berëzës.
Nga Ministria e Industrisë i thanë RTK-së se janë duke monitoruar tregun e derivateve.
“Sigurojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës së Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut pranë Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit do të mbetet i përkushtuar në monitorimin vazhdueshëm të tregut me qëllim që të mbrojë shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve, luftimin e informalitetit, eliminimin e praktikave të padrejta tregtare si dhe mbrojtjen e konsumatorit dhe në rastet kur konstatohet se nuk respektohen kërkesat ligjore inspektorët e tregut do të marrin veprime lidhur me ndalimin e përkohshëm të ushtrimit të veprimtarisë dhe masa të tjera ndëshkuese sipas legjislacionit aktual në fuqi”.
Ndonëse kanë pasur rezerva, naftëtarët në vend kanë nisur t?i rrisin çmimet e derivateve vetëm një ditë pasi nisi konflikti në Iran.
Për dallim nga Kosova, çmimet në Maqedoninë e veriut vazhdojnë të jenë pothuajse të njëjta. Atje një litër e naftës po sillet rreth 1 euro e 16 centë.
Njohës të ekonomisë nuk kanë përjashtuar mundësinë se lufta në Iran po keqpërdoret nga naftëtarët në vend.
Nagip Skenderi, profesor i ekonomisë thotë se është joetike që çmimet e derivateve te ne të rriten para se ato të rriten në tregun ndërkombëtar.
Shqipëria edhe më tej vazhdon të mbetet një nga shtetet me çmimin e derivateve më të lartin në rajon. Atje një litër e naftës po sillet rreth 1 euro e 90 centë, ndërsa në Serbi rreth 1.80./rtk
Haxhiu nis ditën me ecje në Gërmi me aktiviste dhe kandidate...
Amir Rrahmani shënon gol të bukur me kokë për Napolin
Hapet konkursi për 50 zyrtarë korrektues në Shërbimin Korrek...
Para Jose Mourinhos, Realit i ofrohet mundësia për të transf...
‘Si kolona zanore e një filmi’, Associated Press rendit Shqi...
Mbretëria e Bashkuar renditet e fundit në Eurovision 2026 me...