Deputeti i LVV-së, Hekuran Murati, ka thënë se opozita po e bllokon konstituimin e Kuvendit, duke penguar procesin demokratik dhe vonuar formimin e institucioneve të reja.
“Totalisht të painteresuar që të konstituohet Kuvendi. Të gjithë pajtohemi që Qeveria duhet të formohet nga shumica parlamentare. Praktika e ka treguar se fituesi i zgjedhjeve tenton ta formojë qeverinë. Te konstituimi i Kuvendit është pluralizëm demokratik. Po e shohim kush po bllokon dhe se po dalin të pavërteta të gjitha pretendimet sepse LVV-ja e ka propozuar kandidaten dhe opozita s’po e voton”, tha Murati.
Ai ka thënë se kjo është “një situatë paradoksale”, sepse nëse opozita s’e voton kryetaren e Kuvendit, edhe LVV-ja mundet të mos i votojë nënkryetarët.
UN-IGME: Kosova shënon përparim në uljen e vdekshmërisë së f...
AAK sot mban konferencë për media
Shëndritit i bie në dorë Kutia e Pandorës, ja kë çon ai në n...
Përgatitjet për finalen e madhe, Kosova sot mban stërvitjen ...
“Jam shumë i qetë”, Ousmane Dembele shpjegon si ndryshoi pre...
Trump për NATO-n: Pse duhet të jemi aty për ta nëse ata nuk ...