Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka kritikuar Komunën e Prishtinës dhe ndërmarrjen “Termokos” për stagnimin e projektit të ngrohjes qendrore, për të cilin Qeveria kishte siguruar 80 milionë euro financim qysh para dy vitesh.
Me këtë projekt ishte paraparë rritja e kapacitetit dhe zgjerimi i rrjetit për 38 mijë banorë në disa prej lagjeve të kryeqytetit, Tophane, Kalabri, Lakrishte, Muhaxherët dhe Prishtina e Vjetër.
Por, sipas Muratit, pavarësisht këtij financimi, projekti ka stagnuar për shkak të mungesës së vullnetit dhe angazhimit nga ana e Komunës së Prishtinës dhe “Termokosit”.
“Kjo edhe njëherë e dëshmon që nuk bëhet fjalë për bllokada nga qeveria siç propagandohet, përkundrazi. Mirëpo, mos-punën e vet Përparim Rama duhet ta arsyetojë disi. Por votuesi e ka kuptuar këtë tashmë. Prishtina nuk ka hesap me i humbë edhe 4 vite tjera me stagnim e arsyetime”, ka shkruar Murati në Facebook.
Kryetari aktual i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili është kandidat i LDK-së për mandatin e dytë në kryeqytet, më 9 nëntor do të jetë në garën e balotazhit me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku. Në raundin e parë, më 12 tetor, Rama doli i pari me 35,189 vota përkatësisht 33,79% të votave të kryeqytetit, derisa Çeku arriti 34,379 vota përkatësisht 33,01% të votave.
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...