Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili tha se partia e tij ishte e gatshme të votonte buxhetin e Prishtinës, buxhetin e RTK-së dhe Pakon e Rritjes.
Murati e cilësoi këtë qëndrim si “tallje me qytetarët”, duke rikujtuar se LDK-ja kishte mundësi t’i votonte këto çështje, por zgjodhi të mos merrte pjesë në seancë.
“E pse nuk i votuat pra kur e kishit mundësinë? Deri dje keni thënë se seanca ka qenë anti-kushtetuese, prandaj s’keni marrë pjesë. Tash po del që paskeni pasë me i votu, por s’ju ka pëlqy mënyra e ftesës. Kjo është tallje me qytetarët”, ka shkruar Murati në Facebook, transmeton Arbresh.info.
Rritet çmimi i naftës në Kosovë, arrin 1.68 euro për litër
Trump për Merz: Ai nuk e di çfarë po flet për Iranin
Ndodh puthja e parë në Ferma VIP 3 mes Vanesës dhe Indrit
Dragone në Kosovë: NATO rikonfirmon përkushtimin për siguri ...
Kështu duket skena e Eurovisionit këtë vit
Kuvendi del me njoftim pas dështimit të seancave për preside...