Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, shkruan Gazeta Express.
Këtë e ka konfirmuar në seancën e sotme gjyqësore në Gjykatën Speciale nga avokati i tij.
“Sikurse e shikoni z.Gucati nuk është i pranishëm. Në fillim të seancës sot me është vënë në vëmendje gjendja e tij. Ai nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Ka marrë ilaçe kundër dhimbjeve mbrëmë. Ka një takim me mjekun në orën 18:00 sot. U përpoq që të qëndronte në sallë gjatë vazhdimit të procedurës, por dhimbjet vazhdojnë. Nuk është në gjendje të mirë fizike për të qenë i pranishëm. Nuk ka një diagnozë mjekësore por besoj që do të kemi sonte dhe do t’i jap udhëzime se si do të vazhdojmë”, ka thënë ai./arbresh.info/
Kurti opozitës nga Gjakova: Bllokues, shtetin e shohin si pr...
Kurti vizitoi punimet për ndërtimin e fabrikës së municionev...
Modena ngrihet në këmbë pas sulmit brutal me makinë/ U plago...
Protesta e studentëve në RMV, ambasadori Meidani mesazh me v...
Hapet unaza e brendshme e Prishtinës, premtohet lehtësim i t...
Humbet Mallorca e Muriqit, rrezikon rënien nga La Liga