Seanca e sotme për rastin e sulmit në Banjskë ka dështuar të mbahet, pasi dëshmitarja Dragana Antonijeviq nuk është paraqitur në gjykatë.
Kryetari i trupit gjykues, Arben Hoti, tha se ftesa për të nuk është pranuar në mënyrë të rregullt.
“Dragan Antojevic si duket nuk është paraqitur. Në bazë të provave të paraqitura në gjykatë, e njëjta nuk ka pranuar ftesën në mënyrë të rregullt. Konkretisht, për dëshmitaren e ka pranuar ftesën babai i saj, i cili me një farë forme e ka lënë të hapur mundësinë që ajo do të paraqitet në seancë. Me rastin e pranimit të ftesës, ai ka treguar se e njëjta gjendet në Serbi, po ashtu ka cekur një datë se kur mund të kthehet,” tha Hoti.
Ai shtoi se gjykata do të presë arsyetimin e mungesës së dëshmitares përmes dokumentacionit apo provave të besueshme, dhe më pas do të vendosë nëse ajo do të shoqërohet përmes organeve të policisë.
Sipas kryetarit të trupit gjykues, seanca e radhës do të mbahet më 27 tetor, ku pritet të dëgjohet dëshmitari nga Maqedonia e Veriut.
Procesi i rinumërimit përmbyllet plotësisht në 7 komuna
Osmani me familjen Rugova dhe korin diplomatik homazhe tek v...
Rrahje masive afër Ferizajt/ Dy persona theren me thikë, sht...
Shpend Ahmeti deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzën se nuk...
Begaj përkujton 106-vjetorin e Kongresit të Lushnjës: Moment...
50 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë