Opozita sot ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për të shqyrtuar rezolutën për mbështetje financiaare për Policinë e Kosovës.
Në këtë seancë të Kuvendit të Kosovës, Mazhoranca nuk ishte e pranueshme në sallë, duke bojkotuar kështu seancën e sotme për Policinë.
I ashpër ka qenë shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri.
Ai tha se mungesa e mazhorancës në seancën e sotme është një turp i madh, pasi sipas tij sot më shumë se kurrë vendi ynë duhet të tregoj unitet për Policinë.
Tahiri drejtoi gishtin edhe kah kryetari i Kuvendit, Galuk Konjufca ku tha se, seanca duhet të mbahet edhe nëse nuk janë të pranishëm 61 deputetë.
“Ne si grupe parlamentare opozitare e kemi ftuar këtë seancë për mbështetjen e Policisë së Kosovës, sepse konsiderojmë se ka qenë shumë e rëndësishme pas 24 shtatorit, pas sulmit terrorist që ka ndodhë në Republikën e Kosovës, kemi ftuar dhe kemi qenë jashtëzakonisht konstruktiv në dënimin e aktit që ka bë Serbia në Republikën e Kosovës dhe të njëjtën frymë kemi dasht me vazhdu që sot të miratohet një rezolutë që t’i jepet mbështetje policisë. Ky është vendi që sot duhet me u mbështet Policia e Kosovës, nuk mjafton me llafe boshe me postime në insagram me u përkrahë Policia e Kosovës jo me fjalë boshe e me llafe, se ata janë në vijën parë të frontit. Tash e një kohë të gjatë kërkojmë sigurimin shëndetësorë që të zbatohet nga 1 janari 20024. Është e papranueshme mospjesmarrja dhe ikja e papërgjegjësia e kësaj mazhorance”, u shpreh Tahiri./Arbresh.info/
4 miliardë euro për 2026, Instituti GAP: Rritje për pensione...
Londrimi i bën ftesë Gjestit të futet në shtëpi
Shpërthimi i fishekzjarrëve në një dyqan në Kinë, 8 viktima
Zbulohet koncepti i pamjes së re të “NEWBORN” për 18 vjetori...
Marco Rubio pritet të takohet me Orban në Hungari
Noni Madueke thotë se tifozët e Arsenalit duhet të jenë të e...