Mungesa e buxhetit nga Komuna e Prishtinës dhe ajo e Gjilanit po vështirëson funksionimin e shoqatës “Down Syndrome Kosova”. Kjo organizatë, që prej vitesh ofron shërbime falas për fëmijët dhe të rriturit me sindromën Down, paralajmëron se nëse fondet nuk lëshohen në kohë, një pjesë e programeve terapeutike mund të ndërpriten.
Mbi një mijë qytetarë në Kosovë kanë sindromën Down. Për shoqatën “Down Syndrome Kosova”, sfidë mbetet sigurimi i shërbimeve bazë terapeutike dhe sociale, të cilat shpesh janë jetike për zhvillimin dhe integrimin e tyre.
“Kemi një projekt që ka kaluar në Komunën e Prishtinës. Për shkak të situatës dhe procedurave në lidhje me buxhetin, mjetet financiare ende nuk janë transferuar në llogarinë bankare të shoqatës. Edhe projekti në Komunën e Gjilanit ka marrë vetëm këstin e parë të pagesës” ,tha Sebahate Hajdini Beqiri, drejtoreshë e Shoqatës Down Syndrome Kosova.
Në mungesë të këtyre fondeve, shërbimet terapeutike që ofrohen falas për fëmijët dhe të rriturit me sindromën Down rrezikojnë të ndërpriten.
“Mbështetja që marrim nga institucionet publike, qendrore dhe lokale, nuk mbulon as 30% të shpenzimeve që kemi për nevojat e anëtarëve tanë. Pjesa tjetër mbetet përgjegjësi e organizatës. Ndaj mundohemi në vazhdimësi të organizojmë aktivitete dhe fushata që synojnë sigurimin e fondeve për qëndrueshmëri financiare dhe vazhdimin e ofrimit të shërbimeve. Jo rrallë kemi përjetuar kriza që mund të na detyrojnë të ndërpresim shërbimet për shkak të mungesës së fondeve,” shtoi ajo.
Fushata “Çka po bën për ne” do të vazhdojë deri në fund të vitit 2025 dhe ka për qëllim të sigurojë fonde për vazhdimin e shërbimeve terapeutike për personat me sindromën Down në të gjithë vendin./rtk
Dënimet e përjetshme forcojnë parandalimin e krimit
Kurti mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Yllka Fejzullah...
Futbollistja kroate bëhet virale me paraqitjen në Coachella
Gjykimi i krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama: Fola me Trumpin, ...
FEMSH kërkon ndërhyrje urgjente nga qeveritë për krizën e çm...
KQZ pa buxhet për zgjedhjet eventuale, i duhet rreth 7 milio...