Mulë Desku: Nëse subjekti parashtron ankesë, Supremja e thotë fjalën e fundit

15:17 | 28 Tetor 2019
M. A.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP ka refuzuar kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin e votave të ardhura jashtë afatit kohor të paraparë nga KQZ nga mërgata, shkruan arbresh.info.

Zëdhnësi për media i PZAP-së Mulë Desku ka thënë se partia në fjalë ka të drejrë ankese brenda 24 orëve dhe varët nga Gjykata Supreme se çfarë veprimi do të merr.

“Paneli e ka kry fazën e vet të vendimmarrjes në këtë procedurë. Nëse subjekti politik nuk parashtron ankesë nga Gjykata Supreme, kjo mund të konsiderohet se këto vota nuk mund të numërohen. Nëse parashtrojnë ankesë, varet nga Gjykata Supreme se cilin, apo çfarë vendimi do të marrë”, ka thënë ai.

“Nuk mund të paragjykojmë se çfarë vendimi do të marrë Gjykata Supreme. Ajo është kompetente dhe mund të vendosë dhe vendimi i Gjykatës Supreme është përfundimtarë”, tha Desku para mediave.

Paneli ka vendosë kështu duke u mbështetë, në ligj, në prova, mbi bazën e rregullores të Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale