Muja: Implementimi i Asociacionit do të bëhet pa njohje nga Serbia

23:07 | 14 Tetor 2020

Analisti Armend Muja dyshon se dialogu që po bëhet tani do të sjellë njohje për Kosovën.

Muja në “Debat Plus”  ka thënë sa herë që në Kosovë përmendet njohja reciproke, politika po përgatitet të bëjë lëshime të reja në raport me Serbinë.

Ai ka thënë se i gjithë dialogu është duke u bërë për të krijuar Asociacionin.

“Debati real në BE është se Kosova duhet ta implementoj Asociacionin pa njohje. Pra dialogu nuk po bëhet as për të pagjeturit e për asnjë çështje tjetër pos se si të implementohet Asociacioni”, tha Muja

Analisti ka thënë se që nga viti 2003 as Kosova e as BE-ja nuk kanë pasur fuqi që të imponojnë zbatimin e marrëveshjeve të arritura nga ana e Serbisë.

“Serbia asnjëherë nuk ka implemetuar një marrëveshje për njohjen e diplomave në vitin 2011. Ata janë arsyetuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Serbisë”.

Muja thotë se pos presionit të jashtëm tashmë qeveria po kushtëzohet edhe nga Lista Serbe që sipas tij nga votat e kësaj të fundit ajo varet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara