“Shtatëqind fshatrat e kësaj ane, krejt shqiptarë ishin moj nane…”, janë vargjet e rapsodit Shaban Baksi, me të cilat u ripërjetua historia tragjike e shqiptarëve të Sanxhakut të Nishit, shkruan sot Koha Ditore,
Më shumë se 140 vjet kanë kaluar prej dhjetorit të vitit 1877 kur ushtritë ruse dhe serbe mësynë qindra vendbanime shqiptare të Luginës së Moravës, Toplicës e Jabllanicës. Pak para se t’i fillonte punimet Kongresi i Berlinit, shteti serb kishte dërguar ekipe speciale për të populluar me kolonë serbë vendbanimet e braktisura nga shqiptarët.
“Këtu të gjitha fshatrat kanë qenë shqiptare, tani janë të shkreta, të djegura dhe të rrënuara, prandaj edhe nuk mund të formohen komuna”, ishte përfundimi i njërit prej këtyre ekipeve.
E themeluar dy vjet më parë, Shoqata Shqiptare e Muhaxhirëve Mbarëkombëtarë ka vendosur të rikthejë në kujtesë tragjedinë e popullatës shqiptare që u bë viktimë e spastrimit të parë etnik në Ballkan.
Në ekspozitën e përgatitur nga Selim Dragobuzhda, 140 fotografi, dëshmi e materiale janë bërë bashkë për të shënuar në mënyrë simbolike 140-vjetorin e dëbimit të muhaxhirëve nga Sanxhaku i Nishit.
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...