I nominuari për kryeministër nga radhët e LDK’së Avdullah Hoti po vazhdon negociatat me partnerët për formimin e qeverisë së re. Lajmin e dha Gazmend Muhaxheri, nënkryetar i LDK’së.
Muhaxheri beson se formimi i qeverisë së re mes LDK’së, AAK’së, Nismës dhe minoriteteve është shumë afër.
“Besoj që kryeministri është duke i zhvillu negociatat edhe do të jetë afër krijimi i qeverisë së re’, tha Muhaxheri për televizionin publik të Kosovës.
Albin Kurti u shkarkua nga pozita e Kryeministri pa i mbushur dy muaj me një mocion të nisur nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Kurti fillimisht s’kishte pranuar kërkesën e LDK’së që të hiqej taksa dhe të mos vendosej reciprociteti me Serbinë dhe pastaj shkarkoi Agim Veliun nga pozita e Ministrit të Brendshëm me çka i dha edhe fund qëndrimit në krye të Qeverisë.
Presidenti ka paralajmëruar javën e kaluar se shpejt do të ketë hapa për formimin e Qeverisëdhe heqjen e reciprocitetit me Serbinë për të filluar dialogun me Serbinë. Menjëherë kishte reaguar ambasadori Richard Grenell, duke i dhënë mbështetje kësaj nisme.
Pas kësaj, ka pasur paralajmërime nga VV se do të ketë rezistencë për të mos lejuar largimin e Kurtit nga posti i Kryeministrit.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron