Është në përfundim të mandatit të tretë në krye të Komunës së Pejës, por Gazmend Muhaxheri ka konfirmuar se do t’i hyjë garës edhe për një mandat tjetër në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Këtë e konfirmoi në një intervistë në RTK-së, ku tha se, përveç tij, edhe kryetarët e tjerë që qeverisin me komuna nga LDK-ja do të jenë në garë.
“Po, ne si kryesi e LDK-së kemi vendosur që 9 kryetarët aktualë të komunave të garojnë, e së shpejti do t’i shtohet edhe pjesa tjetër që do të jenë në garë më 12 tetor. Deri më 13 gusht duhet të jenë finalizuar listat. Ne po punojmë që lista e LDK-së të jetë e finalizuar javën tjetër”, tha Muhaxheri
Vdes njëri nga të lënduarit në aksidentin në fshatin Dobërll...
“Hajde folim” në Lipjan, Osmani: Kur politika ulet pranë qyt...
Amnesty: Irani ekzekutoi mbi 2 mijë persona vitin e kaluar
Kurti për Osmanin: S’mendoj se president duhet të jetë dikus...
Kurti synon 60% në zgjedhjet e 7 qershorit
Kurti: Nis programi i trajnimeve për siguri kibernetike për ...