Njëri prej bashkëpunëtorëve më të afërt të ish presidentit, Ibrahim Rugova, Muhamet Hamiti, ka thënë se nuk kujton asnjë moment ku Rugova të kishte bërë propozim për shkëmbim territoresh.
Ai këtë e ka thënë duke komentuar deklaratën e presidentit të tanishëm të Kosovës, Hashim Thaçi, se Rugova kishte përkrahur idenë e shkëmbimit të territoreve me Serbinë, njofton Klan Kosova.
“Mua nuk më kujtohet që të ketë propozuar diçka të tillë ndonjëherë Presidenti Rugova”
“Rugova gjatë viteve të 90-ta thoshte se pavarësia e Kosovës në kufijtë ekzistues ishte zgjidhje e kompromisit, sepse nuk kërkohej bashkim me Shqipërinë pasi ishte kërkesë maksimaliste atëherë”, ka thënë Hamiti përmes telefonit në Info Magazine.
“Nuk më kujtohet kjo në asnjë bisedë dhe paraqitjet publike që ka pasur”, ka thënë ai duke mohuar kështu deklarimin e sotëm të Thaçit.
“ Më 1991 është bërë një deklaratë politike e të gjitha partive, për tri opsionet e zgjidhjes kombëtare”, ka shtuar ai, por që ku nuk ishte përmendur askund fjala “shkëmbim”.
Sa i përket asaj që Thaçi në ditët e sotme e përmend shpesh Rugovën, Hamiti ka thënë: “Herë pas herë Thaçi e përmend Rugovën dhe ai mund ta kujtojë edhe për propozimet tjera si për himnin “Kur ka ra kushtrimi në Kosovë” dhe për flamurin e Dardanisë për flamur të Kosovës”.
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...