“Kryetarit Veliu i dështon për herë të tretë ndërtimi i sheshit të dëshmorëve, pritet dyfishim i tepricës buxhetore”.
Kështu ka bërë te ditur këshilltari komunal nga radhët e Vetëvendosjes në komunën e Podujevës, Fitim Mucolli.
Mucolli përmes një postimi në Facebook ka shkruar se duhet ngritur alarm për këtë dështim.
“Sheshi i dëshmorëve në komunën e Podujevës ka dështuar për herë të tretë, e kjo është më shumë se shqetësuese. Duhet ngritet menjëherë alarm për papërgjegjshmërinë e komunës në këtë projekt të rëndësishëm. Ky dështim i cili po ndodhë për të tretin vit radhazi do të ndikojë që rreth 4 milionë euro të mbesin tepricë buxhetore që është dyfishi i asaj që është investuar këtë vit në komunë”, ka shkruar Mucolli.
Ai po ashtu ka shtuar se këtë vit pritet të mbesin rreth 4 milionë euro tepricë buxhetore.
“Aktualisht janë shpenzuar vetëm 2 milionë e 961 mijë euro nga 6 milionë e 701 mijë sa ishin të planifikuara. Edhe vitin e kaluar Vetëvendosje ka ngritur këtë shqetësim, taksat e qytetarëve të Podujevës po keq menaxhohen, ato nuk po shkojnë në investimet e nevojshme edhe ato pak investime janë të orientuara në mënyrë të gabuar”, ka shkruar ai.
Ndryshe, Mucolli të njëjtin problem e ka ngritur edhe vitin që lamë pas. Ai ka kritikuar qeverisjen e komunës së Podujevës për keq menaxhim dhe tepricë të madhe të buxhetit teksa ka shtuar se komuna na qindra probleme që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme./arbresh.info/
Kurti: Presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese për presidenti...
ATK nis zbatimin e marrëveshjes Kosovë–Itali për eliminimin...
Dogana e Kosovës asgjëson mallra të falsifikuara me markën t...
Presidenti Begaj pret me ceremoni Princin dhe Mjeshtrin e Ma...
Stërvitja e ushtarëve serbë në kufi, Kurti: Po dëshirojnë ta...
Apeli rrëzon vendimin e Themelores, paraburgim për tre perso...