Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Me anë të një postimi në Facebook, Maqedonci ka thënë se Ramazani është muaj i gëzimit dhe ripërtëritjes shpirtërore për muslimanët në mbarë botën, shkruan Arbresh.info.
“Si muaj i vetëpërmbajtjes, sakrificës e vetëmohimit, i lutjeve dhe i reflektimit, Ramazani madhështon virtytet që përbashkojnë njerëzit duke na rikujtuar atë që vërtetë ka rëndësi, devotshmërinë ndaj Zotit, jetën si dhuratë, dhe obligimin që kemi për të ndarë të mirat me njëri-tjetrin, me ata që kanë më tepër nevojë.”, ka shkruar ai.
Më tej, ministri Maqedonci uroi që ky muaj të sjellë paqe, dashuri dhe lumturi për të gjithë.
“Agjërim të lehtë e të pranuar!”, uroi ai./Arbresh.info/
MINT vendos çmimet e reja tavan
27 vjet nga masakra në Burgun e Dubravë
Rudiger do ta vazhdojë kontratën me Real Madridin
Tensione në Aeroportin e Vlorës/ Punëtorët e MABCO-s përplas...
Sërish tensione në aeroportin e Vlorës/ ‘2A Group’ nuk lejon...
Telesport: Sylvinho largohet nga Shqipëria