Ministria e cila udhëhiqet nga Endrit Shala, kanë bërë me dije se inspektorati i tregut në baza ditore bënë monitorimin, derisa njëkohësisht kanë treguar se modelet e lodrave në fjalë janë asgjësuar plotësisht.
“Inspektorati i tregut gjatë inspektimeve në terren në baza ditore, bënë monitorimin e tregut të lodrave të vendosura në qarkullim në tregun e brendshëm , nga inspektimet e kryera rezulton se modelet e lodrave të cilat janë tërhequr nga tregu (asgjësuar) vitin e kaluar nuk janë gjetur në qarkullim në tregun e brendshëm”, thuhet në përgjigjen e MTI-së për Indeksonline.

“Të gjitha modelet e lodrave të cilat janë identifikuar vitin e kaluar se nuk i plotësojnë kushtet ligjore për qarkullim, janë tërhequr tërësisht nga tregu i brendshëm i Republikës se Kosovës”, thuhet tutje në përgjigje.
Sipas tyre, në të gjitha bizneset ku janë identifikuar lodrat të cilat nuk i kane përmbushur kërkesat ligjore për qarkullim të lirë, masat e urdhëruara nga inspektorati, janë respektuar dhe zbatuar nga bizneset në përpikëri ( tërheqja nga tregu dhe asgjësimi i tyre).

Nga inspektimet e realizuar deri më tani, sipas tyre rezulton se lodrat e importuara, të vendosura në treg janë të shënuara me shenjat e nevojshme-detyrues të (konformitetit), të shoqëruara me dokumentacionin e nevojshëm teknik gjë që vërtetojnë pajtueshmërinë e lodrave me standardet e aplikuara.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar