MSH del me njoftim rreth vaksinave, tregon detaje se kush do të vaksinohet nesër

20:34 | 4 Maj 2021

Rreth pesë mijë doza të vaksinës së kompanisë Pfizer të cilat i janë ndarë Kosovës nga Bashkimi Europian si pjesë e pakos së ndihmës që BE u ka bërë vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë arritur sot në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga nesër do të vazhdojë vaksinimi në vend.

“Ministria e Shëndetësisë ka pranuar sot 4680 doza të vaksinës Pfizer/Biontech kundër COVID-19, pjesë e parë e 95 000 dozave të cilat Bashkimi Evropian i ka ndarë për Kosovën në kuadër të mbështetjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në vaksinimin kundër COVID-19.

Me rekomandim të Komitetit për vaksinim kundër COVID-19, këto doza të vaksinës Pfizer/Biontech do të përdoren për vaksinimin e punëtorëve shëndetësor, të cilët nuk kanë mundur të vaksinohen në fazën e parë të vaksinimit për arsye shëndetësore për çka duhet të kenë dëshmi.

Vaksinimi do të rifillojë nesër, e mërkurë 5 maj 2021 me punëtorët shëndetësor nga e tërë Kosova, të cilët do të vaksinohen në sallën “1 Tetori”  në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00” thuhet në njoftimin e MSH. ​

Dozat e siguruara janë pjesë e asistencës prej 95 mijë vaksinave anti-covid që Bashkimi Europian i ka ndarë për Kosovën ku nga java e ardhshme pritet të vijnë vazhdimisht kontigjente të vaksinave të tjera si nga BE por edhe përmes programit Covax./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara