Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës e dënon sulmin me armë ndaj avokatit Azem Vllasi në mëngjesin e ditës së sotme.
Përmes një reagimi për media, MPJ shpreh solidarizimin e thellë me avokatin Vllasi, familjen e tij dhe të gjithë të afërmit që janë prekur nga kjo ngjarje e papranueshme dhe e shëmtuar për një shoqëri demokratike sikurse kjo që po angazhohemi ta ndërtojmë në Kosovë.
“Ministria fton të gjitha institucionet e rendit që ti sjellin para përgjegjësisë personat e përfshirë dhe i uron shërim të shpejt z. Vllasi, i cili në muajt e fundit ka qenë i angazhuar si këshilltar i jashtëm për një sërë çështjesh të karakterit rajonal”, thuhet në fund të reagimit të MPJ-së.
Ukraina dhe Rusia së bashku humbën pothuajse 1.8 milion usht...
Hasani: Politikanët në pushtet e kanë kompleks që s’ishin pj...
Nagavci shpreh ngushëllime për vdekjen e nxënësit Zejn Zejnu...
Moti sot në Shqipëri i vranët dhe me shi
Rinumërohen 80 për qind e votave
Moti sot në Kosovë