Ministria e Punëve të Jashtme e Diasporës njofton të gjithë qytetarët e Kosovës dhe mërgimtarët, se përkohësisht janë të mbyllura dy pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë, që ndajnë Kosovën me Serbinë.
Ministria e Punëve të Jashtme deklaron se mbyllja e tyre ëhstë bërë nga Policia e Kosovës.
Për këtë arsye, MPJ njofton të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje, që të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare për qarkullim deri në një informim tjetër zyrtar nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës.
MPJ apelon mërgimtarët që nëse kanë hyrë tashmë në Serbi, atëherë u sugjeron të marrin rrugën përmes Maqedonisë së Veriut (pikëkalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit.
“Duke marrë parasysh faktin që janë në qarkullim shumë lajme të gabuara, të cilat synojnë përhapjen e frikës, ju lutem ndiqni Policinë e Kosovës rreth përditësimeve më të fundit zyrtare në këtë drejtim”, deklaron MPJ e Kosovës.
Kjo njoftim vjen pas tensionimit të situatës në veri kur serbët lokalë kanë bllokuar rrugët që çojnë në këto dy pika kufitare duke mos u pajtuar me masën e reciprocitetit të vendosur nga Qeveria e Kosovës që do të duhej të aplikohej nga 1 gushti.
Një masë e tillë tashmë është shtyrë dhe do të aplikohet me 1 shtator.
VIA: Gjykata e Lartë rrëzon Valon Ademin, Behgjet Pacolli ri...
Blerim Isufaj padit KPK-në, kërkon të anulohet konkursi i ri...
Interneti rikthehet pjesërisht në Iran, pas 88 ditësh blloka...
Sorensen: Nuk do të ketë bilateralizim të dialogut Kosovë-Se...
Rama nga Brukseli: Nuk ka të bëjë me një anëtarësim të lehtë...
BE: Gaza nuk mund të harrohet, situata mbetet e tmerrshme