Ministria e Punëve të Brendshme në kuadër të javës Kundër Korrupsionit 2017, do të mbajë konferencë me temë: “angazhimi i institucioneve të Republikës së Kosovës në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit”.
Konferenca do të hapet nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme, njëherit koordinator kombëtar kundër krimit të organizuar, Abduselami Shkodra, ndërsa në konferencë do të flasë, Kryeministri Republikës së Kosovës, Ramush Haradianj. Në këtë konferencë do të marrin pjesë përfaqësues të zyrës së BE-së në Kosovë dhe përfaqësues të ambasadave të akredituara në Kosovë.
Konferenca do të mbahet nesër më 9 dhjetor 2017, duke filluar në ora 11:00, në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, salla P37.Kjo konferencë mbahet në kuadër të: “Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit që mbahet më 9 dhjetor”.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...