Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës nga komuniteti serb se, për shkak të kërkesave të shumta për konvertimin e patentshoferëve nga strukturat jo legale serbe në patentshoferë të Republikës së Kosovës, afati i konvertimit është zgjatur deri më 23 gusht 2024.
Sipas njoftimit bëhët e ditur se qytetarët që posedojnë patentë shofer të lëshuar nga strukturat jo legale serbe mund të aplikojnë për patentë shofer zyrtar të Republikës së Kosovës në të gjitha qendrat për pajisje me dokumente në Republikën e Kosovës.
Nga data 9 maj, kur hyri në fuqi ky vendim, deri më tani, 5787 qytetarë nga komuniteti serb kanë aplikuar për konvertimin e patentshoferëve të lëshuar nga institucionet ilegale serbe në patentshoferë zyrtarë të Republikës së Kosovës.
“Ministria e Punëve të Brendshme falënderon qytetarët që kanë përfunduar procesin e konvertimit dhe fton të gjithë ata që ende nuk e kanë përfunduar procesin të shfrytëzojnë afatin e zgjatur. Pas kësaj date, ata që nuk konvertojnë patentshoferët do të përballen me masa sipas legjislacionit përkatës në fuqi”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...
Çështja e presidentit, nis takimi në Kuvend mes Kurtit dhe A...
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...