Instituti hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se reshjet e shiut të cilat filluan dje në pjesën e dytë të ditës, kanë vazhduar edhe gjatë natës të cilat pas rënjes së temperaturave në 0 gradë u shëndrruan në borë në shumë territore të Kosovës, kryesisht në veri verilindje ,jug dhe juglindja të vendit.
Sipas Institutit, këto reshje me intensitet ë ulët do të vazhdojnë edhe sot në pjesën e parë të ditës duke krijuar shtresa të ulëta të borës.
Temperatura më e ulët u shënua 0 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 2-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja e lehtë deri mesatare.
MINTI publikon çmimet e derivateve
Policia në Deçan hap rast për pistoletë të raportuar si e vj...
Pejë: Sekuestrohen mallra kontrabandë me vlerë rreth 30 mijë...
Prizren: Një person kanos zyrtarin policor pas gjobës
Zelenskyy nënshkruan marrëveshje për dronë me Letoninë
Përfundon numërimi i votave në Shtime – këta janë 5 kandidat...