Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku priten edhe reshje lokale shiu, kryesisht gjatë orëve të mëngjesit dhe mbrëmjes.
Sipas MeteoKosova reshjet në momente të caktuara mund të jenë në formë të rrebesheve afatshkurtër, të shoqëruara edhe me pak baltë, si pasojë e pluhurit saharian.
Ka mundësi të ketë ndonjë vetëtimë dhe bubullimë në Rrafshin e Dukagjinit.
Era do të fryjë nga drejtimi i juglindjes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, kryesisht në Rrafshin e Kosovës, me shpejtësi prej 15-65 km/h! Ka mundësi të ketë dëme materiale.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 14 deri në 18°C./Arbresh.info/
Tre viktima nga hantavirusi, OBSh: Nuk pritet pandemi global...
Përkujtohet Ekrem Rexha – Komandant Drini
Detaje nga vrasja në Sarandë, policia: Ka mbetur i plagosur ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
SHBA beson se fundi i luftës është afër
Parashikimi i motit për sot