Në ditët e ardhshme mbi vendin tonë pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.
Kështu bën të ditur Prishtina Weather, që njofton se ditën e martë vende-vende ka mundësi për riga lokale shiu.
Shërbimi i meteorologjisë parashikon se “në pjesën e dytë të javës fusha të presionit të lartë që po depërtojnë mbi Evropën perëndimore do të shtrihen edhe mbi rajonin tonë, duke sjellë kushte për një mot kryesisht të kthjellët dhe me diell, së paku deri në fundjavë”.
“Në aspektin termik, temperaturat do të shënojnë rritje deri ditën e enjte, e më pas gradualisht do të zbresin përreth vlerave mesatare”, njofton PW.
Parashikimi për datat 10-11 shtator:
10.09.2019 – Pjesërisht vranët. Pasdite vende-vende mundësi për riga lokale shiu. Erë mesatare nga verilindja 4-9m/s. Indeksi UV: 6.
11.07.2019 – Më ngrohtë, vransira dhe intervale me diell. Pasdite rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë. Erë e lehtë mesatare nga verilindja 3-7m/s. Indeksi UV: 6.
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...