Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një njoftimi për medie ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të vikendit do të mbajë mot i ndryshueshëm me diell dhe vranësira të cilat ditën e diele do të jenë më aktive dhe do të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit mesatar dhe lokalisht të intensitetit të lartë, shkruan arbresh.info.
Sipas këtij instituti temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 12-19 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga jugu dhe jugperëndimi me shpejtësi mbi 13m/s. Java e ardhshme parashihet të ketë ndryshim të motit, ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstremale dhe reshje shiu të përziera me borë./arbresh.info/
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...