Policia e Kosovës ka bërë një apel për shoferët pas reshjeve të fundit të shiut.
Për sigurinë e pjesëmarrësve në trafik, policia thotë të mbahen dritat ndezur, të zvogëlohet shpejtësia, të mos përdoret telefoni dhe të krijohet distancë pasuese mes mjeteve.
“Policia e Kosovës apelon:
Të vozitni me kujdes në kushte të shiut për sigurinë tuaj dhe të të tjerëve në rrugë.
NGASJE E SIGURT NË SHI!
Ju lutemi mbani parasysh këto këshilla thelbësore:
MBAJ DRITAT E NDEZURA
Dritat rrisin dukshmërinë për ju dhe për të tjerët.
ZVOGËLONI SHPEJTËSINË
Rruga e lagur kërkon frenim më të gjatë – udhëtoni me kujdes.
SHMANGNI SHPËRQENDRIMET
Mos përdorni telefonin – qëndroni të përqendruar te rruga.
KRIJONI DISTANCË PASUESE MES MJETEVE
Mos i qëndroni shumë afër makinës para jush – parandaloni aksidentet.
Mos lejoni që reshjet t’ju ndalin nga kujdesi!
Siguria është në duart tuaja.
Kontakti i Policisë së Kosovës:
Nga telefonia fikse dhe mobile: 192 ose 038 550 999”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Kushtetuesja: Zgjedhja e Rashiqit nënkryetar i Kuvendit nuk ...
AIP thirrje për insitucionet edukativo- arsimore – Ku...
Manipulimet në Malishevë: Mbi 17 mijë vota u keqpërdorën
Aeroporti i Prishtinës me rekord të ri, mbi 4.6 milionë udhë...
Aksioni për manipulim zgjedhor në Malishevë: 68 persona të i...
Skandal zgjedhor në Malishevë/ Mbi 17 mijë vota të manipulua...