Moti gjatë javës: Ditë me diell, fundjavë me riga shiu

20:34 | 3 Maj 2026
E.G

Gjatë javës së ardhshme parashihet mot kryesisht i qëndrueshëm, me alternim të intervaleve me diell dhe vranësirave të shpërndara.

Vranësirat të premten vende-vende mund të sjellin riga shiu, njofton Instituti Hidrometerologjik i Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1°C deri në 8°C, ku vlerat më të ulëta priten në viset malore, ndërsa temperaturat maksimale do të sillen nga 18°C deri në 25°C.

Era do të jetë kryesisht e lehtë deri mesatare nga drejtimet veriore dhe veriperëndimore.

Këto kushte paraqesin, sipas IHMK-së, rrethana të favorshme agrometeorologjike për zhvillimin e kulturave bujqësore.

Temperaturat në rritje dhe prania e rrezatimit diellor ndikojnë pozitivisht në proceset vegjetative, duke stimuluar rritjen dhe zhvillimin e bimëve pranverore.

Lagështia në tokë mbetet e kënaqshme si rezultat i reshjeve të mëparshme, duke mundësuar mbirje dhe zhvillim të mirë të kulturave të sapombjella.

Megjithatë, për shkak të temperaturave të ulëta minimale në fillim të javës, sidomos në zonat malore dhe vende të ulëta, rekomandohet kujdes I shtuar ndaj kulturave të ndjeshme nga ngricat e vona.

E hënë

Mot kryesisht me diell.Vranësira të shperndara parashihen ne relievin malor.

Temperaturat minimale: -1-2°C

Temperaturat maksimale: 18-22°C

Era: Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperendimit me shpejtësi 1-3m/s

E martë

Mot me diell dhe vranesira të shpërndara.

Temperaturat minimale: 1- 4°C

Temperaturat maksimale: 21-24°C

Era: nga verilindjes me shpejtësi 1-5m/s

E mërkurë

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara..

Temperaturat minimale: 4-8°C

Temperaturat maksimale: 21-24°C

Era: kryesisht nga veriperendimii me shpejtësi 1-5m/s.

E enjte

Mot me diell dhe dhe pjesërisht i vranët

Temperaturat minimale: 4-8°C

Temperaturat maksimale: 20-25°C

Era: nga veriperendimi 1-6m/s.

E premte

Mot i vranët dhe me intervale mediell diell . Vranësirat vende-vende parashihen të

sjellin riga lokale shiu.

Temperaturat mimale: 4 deri 8°C

Tmperaturat maksimale: 19-22°C.

Shpërndaje në rrjete sociale