Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë Maria Zaharova e ka akuzuar EULEX-IN se ka qenë në dijeni se do të arrestohet shefi i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, pas futjes së tij në mënyrë ilegale në territorin e Kosovës, dhe këtë e ka miratuar në mënyrë të heshtur, transmeton Gazeta Express.
“Forcat ndërkombëtare në Kosovë, në bazë të Rezolutës 1244, kanë përgjegjësinë kryesore për sigurinë e popullatës joshqiptare”, ka thënë Zaharova, duke shtuar se pikërisht EULEX-i “ashiqare ka dhënë miratimin e heshtur” për arrestimin e Gjuriqit.
Marko Gjuriq, megjithëse i ishte refuzuar leja për të hyrë në Kosovë, ishte futur në mënyrë klandestine në Mitrovicë, për të marrë pjesë në një organizim të serbëve, pas çka u arrestua, me pranga në duar u soll në Prishtinë dhe më pas u dëbua nga Kosova.
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...
Paralajmërime për mot të ftohtë dhe erëra të forta në Britan...
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër