Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se gjatë nëntë muajve të fundit në Repartin e Sëmundjeve të Varësisë në Klinikën e Psikiatrisë, 89 pacientë kanë marr trajtim për shkak të varësisë ndaj substancave të ndryshme narkotike dhe alkoolit.
Sipas njoftimit, moshat e reja janë frekuentuesit më të shpeshtë të kësaj klinike sidomos mosha 18 vjeçare e lart.
Njoftimi i plotë:
Në Klinikën e Psikiatrisë- Reparti i Sëmundjeve të Varësisë, gjatë 9 muajve të këtij viti 89 pacientë kanë kërkuar trajtim, numër dukshëm më i lartë në krahasim me vitin e shkuar.
26 prej tyre, kanë qenë në varësi të opioideve (heroinë), 11 në varësi të kanabioideve (marihuanë), në varësi të polisusbstancave (substanca të shumta psikoaktive) 25, në varësi të alkoolit 14 dhe 3 në varësi nga sedativët.
Është shqetësuese që moshat e rejat janë frekuentueset më të shpeshta, sidomos mosha 18 vjeçare e lart. Ka raste kur edhe persona të moshës 15 dhe 16 vjeç kanë kërkuar trajtim./arbresh.info/
Man United vazhdon formën e jashtëzakonshme – fiton ndaj Cry...
Konjufca dënon sulmet e Iranit ndaj bazave amerikane dhe civ...
Dronët iranianë godasin bazën detare në Abu Dabi
Ambasada amerikane paralajmëron për rrezik në Irak
Arsenal – Chelsea, publikohen formacionet zyrtare
Tre ushtarë amerikanë të vrarë në operacionin në Iran