Anëtarja e Kryesisë në LVV, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas verifikimit të listave të kandidatëve për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Haxhiu ka thënë se kështu ndodh në shtetin e kapur, teksa shkruan se “këto janë përpjekjet dhe shkelmat e fundit të atyre që e kapën shtetin dhe atyre që i shërbyen shtetit të kapur”.
Postimi i saj i plotë:
“Albini, gëzon mbështetje shumë të madhe qytetare dhe kjo mbështetje është e pakontestuar prandaj qytetarët me të drejtë janë të shqetësuar për tendencat e qëllimshme për largimin nga lista të Albinit!
Në shtetin e kapur, kështu ndodhë! Këto janë përpjekjet dhe shkelmat e fundit të atyre që e kapën shtetin dhe atyre që i shërbyen shtetit të kapur!”.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka njoftuar se nga të dhënat e KGJK’së, 47 kandidatë janë gjendur fajtorë për vepra të ndryshme penale.
KQZ-ja sot ua ka kthyer partive politike listat për korrigjim. Organi për organizimin e zgjedhjeve do të pres deri më 22 janar përgjigjje nga partitë për të proceduar tutje me implementimin e listave zgjedhore.
Ndryshe, duke u thirrur në burime të veta Gazeta Express raportoi se Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk është certifikuar për të qenë pjesë e garës për zgjedhjet e 14 shkurtit. Rrjedhimisht, ai do të hiqet nga lista e kandidatëve të LVV-së.
Limaj shprehet i gatshëm t’i bashkohet PDK-së për zgjedhjet ...
Pak orë para mbylljes së afatit, KQZ konfirmon dy koalicione
Steinmeier: Trupat në Gjermani janë gjithashtu në interes të...
Enver Hoxhaj: Zgjedhjet e 7 Qershorit janë përcaktuese për d...
Konflikt në Fushë-Krujë, përfundojnë në spital dy vëllezër –...
Kujtim Shala: Agim Veliu duhet të jetë në listën e LDK-së