Gazetari amerikan, Majkëll Montgomeri, ka vizuar Beogradin për ta rrëfyer hulumtimin e tij, që rezultoi me themelimin e Gjykatës Speciale në Kosovë, njofton Klan Kosova.
Por, ai edhe më tej e pranon se storia e tij lidhur me trafikimin e mundshëm të organeve nga ana e pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk ishte e përfunduar asnjëherë, edhe pse kishin shkuar tek dy lokacionet e dyshuara, dhe e kishin idenë se atje kishte ndodhur diçka e tillë.
Kështu pavarësisht pohimeve që u konfirmuan edhe nga hetimi i Dick Marty, në mungesë të dëshmive, ky nuk pret që kjo lëndë të jetë edhe pjesë e aktakuzave të para, të cilat sipas tij tashmë janë të vulosura, por që do të publikohen kur gjykata të jetë funksionale.
Duke pranuar se falë punës së tij Kosova u bë me Gjykatë Speciale, Montgomeri rikujton se edhe në Kosovë edhe në Serbi ka qenë dhe mbetet problem, sjellja para drejtësisë e njerëzve me peshë politike
“Shkëlqimi dhe rënia e Prishtinës” – A gab...
Hodhën granatë në oborrin e një shtëpie në Vushtrri, arresto...
FIFA refuzon ndryshimin e kalendarit të Botërorit 2026, Iran...
Rasti tronditës në Lipjan, QKUK për gjendjen e 5-vjeçarit: P...
Konate rikthehet për Liverpool, dyshime për Gomez para përba...
U shpall shtet sponsor i terrorizmit – Çfarë përmban rezolut...